MALTA ME AVION, 4 DITË €459

Përshkrimi

    🇲🇹 M A L T A – SUPER OFERTË | 4 DITË vetëm 459€! ✨
    Një ishull i vogël, por plot surpriza që presin të zbulohen! 🌊☀️

    Nga rrugicat historike të Vallettës te atmosfera mesjetare e Mdina-s dhe pamjeve spektakolare të Dingli Cliffs, Malta është arratisja perfekte mes historisë, kulturës dhe detit! ✨❤️energjinë e saj! ❤️✨

    📍 Malta
    🏷️ 459€/personi
    📅 05 - 09 Nëntor 2026

    •  

    Oferta përfshinë

    Udhëtimi me Wizz Air, me çantë shpine

    3 net akomodim në hotel 4 yje në Sliema, me mëngjes të përfshirë

    Transfertat dhe shëtitjet sipas programit, me guidë vendase dhe shqiptare

    Hyrja në Katedralen e Shën Gjonit në Valletta

    4 ditë - 3 netë për person

    459€

    Agjenda

    5 Nëntor (e Enjte)

    • Nisja nga Tirana me Wizz Air në orën 20:15.
    • Mbërritja në Maltë në orën 22:20.
    • Transferta për në hotelin 4 yje, ku do të bëhet akomodimi.

    6 Nëntor (e Premte)

    Mëngjesi në hotel. Në orën 09:00 fillon vizita në qytetin historik të Valletta-s, kryeqyteti ikonik i Maltës, i rrethuar nga fortifikime mbresëlënëse.

    Gjatë vizitës do të shijojmë atmosferën e veçantë të qytetit dhe do të vizitojmë Shatërvanin e
    Tritonit, Portat e Qytetit, Katedralen e Shën Gjonit, me pikturat e Caravaggio-s, si dhe do të
    ndjekim ceremoninë e baterive në mesditë.

    Kohë e lirë për drekë dhe shëtitje në qytet.

    Kthimi në Sliema dhe kohë e lirë për shëtitje, si dhe për darkë në një nga restorantet e shumta
    të zonës.

    7 Nëntor (e Shtunë)

    Mëngjesi në hotel. Në orën 09:00 fillon një ditë e plotë vizitash në qytetin e Mdina-s, i njohur
    ndryshe si “Qyteti i Heshtur”, i cili nga antikiteti deri në Mesjetë ka qenë kryeqyteti i Maltës.

    Me vetëm rreth 242 banorë dhe me qarkullimin e automjeteve kryesisht të kufizuar, qyteti ruan një qetësi të veçantë, prej nga vjen edhe origjina e emrit të tij. Të ecësh në rrugicat e Mdina-s të krijon ndjesinë sikur je kthyer pas në kohë, në Mesjetë.

    Portat mesjetare dhe sheshet e qytetit kanë shërbyer si skena xhirimi për serialin e famshëm
    Game of Thrones.

    Muret e larta të qytetit ofrojnë pamje panoramike të ishullit të Maltës.

    Katedralja e Shën Palit, një ndërtesë mbresëlënëse e stilit barok, dominon sheshin kryesor dhe
    përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike të qytetit.

    Kohë e lirë për drekë dhe më pas vazhdojmë drejt Ta’ Qali Artisan Village, fshatit të artizanëve, ku mund të njiheni me mjeshtëritë tradicionale malteze, si punimi i filigranit, qeramikës, qelqit, gurit, metalit dhe shumë zejeve të tjera, të trashëguara brez pas brezi.

    Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt një pjese tjetër të ishullit, me ndalesë në Dingli Cliffs, një
    nga vendet më të preferuara për fotografi falë panoramës spektakolare.

    Do të vizitojmë gjithashtu Kullën e Kuqe, e veçantë jo vetëm për arkitekturën e saj, por edhe
    për panoramën që ofron drejt ishujve Comino dhe Gozo.

    Vazhdojmë më tej drejt St. Paul’s Bay, një tjetër qytet i cili fillimisht ishte një fshat peshkatarësh dhe më pas u zhvillua në një qendër të rëndësishme turistike dhe tregtare.

    8 Nëntor (e Diel)

    Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për vizita opsionale, ndër të cilat mund të zgjidhni një shëtitje
    panoramike me anije për të shijuar bukuritë natyrore të Maltës, një shëtitje në Sliema, vizitë në
    Popeye Village ose shopping në Tigné Point.

    Transferta për në aeroport.

    Nisja nga Malta në orën 21:30. Mbërritja në Tiranë në orën 23:05.



    Galeria

    Nuk përfshihet

    Siguracioni i shëndetit në udhëtim

    Shëtitjet me anije, sporte e ndryshme te ujit

    Lundrimi me Anije €35/person.

    Bileta e tragetit Kyllini - Zakynthos - Kylini €25

    SHEZLLONET NE PLAZH

    TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE

    TAKSA LOKALE HOTEL 4* €10 DHOMA/NATE

    TAKSA LOKALE HOTEL 5* €15 DHOMA/NATE

    opsionale ISHULLI I BRESHKAVE KARRETA 22 EURO

    ??Extra pages : Bileta Prishtine - Tirane - Prishtine
    ?? Bileta kthyese 20€ / Person

    CALL CENTER

    Për më shumë informacione për udhëtime me  autobus ose me aeroplan, apo edhe shërbime tjera turistike, ju lutemi na kontaktoni në numrat tonë kujdestar

    CALL CENTER:  08:00 - 22:00h