Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
3 ditë 2 netë për person
329€
Agjenda
Dita e Parë
Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.45. Mbrritja në Venecie më 08.25. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco. Kohë e lirë për të konsumuar drekën si dhe për personat që kanë dëshirëe, mund të kryejnë një shëtitje me gondola në kanalet e Venezias.
Pas qëndirmit të lirë, do të nisemi drejt hotelit. Sistemim dhe akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.
Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt molit të San Marco nga ku do të marrim anijen për vizita në ishujt Murano, Burano dhe Torcello. Murano është i njohur për prodhimin e qelqit të famshëm venecian, ideal për të parë mjeshtrat e punimit të tij. Burano shquhet për shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe traditën e punimit të dantellës ndersa Torcello ofron një atmosferë të qetë me monumente historike, përfshirë kishën antike të Santa Maria Assunta. Kjo shetitje perfundon rreth ores 18:00 dhe ka nje kosto ekstra prej 33 euro/person. Pas ketyre vizitave do te nisemi drejt qyteti te Verones. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mberritje ne Verona, Akomodim dhe fjetje ne hotel.
Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel. Një ditë e plotë në Verona e cila do të fillojë me vizitën në Arenën e Veronës, amfiteatrin romak, ku mund të shijojme arkitekturën e lashtë dhe historinë e tij. Do te vizitojme Piazza delle Erbe, një nga sheshet më të bukura të qytetit, ku mund të shijoni një kafe. Pas një pushimi të shkurtër, do te vizitojmë Shtëpinë e Zhulietës, ku mund të shihni ballkonin e famshëm dhe të shkruani një mesazh dashurie. Pas kësaj, një shëtitje nëpër Via Mazzini, rruga kryesore e pazarit, ku do te keni mundesi edhe për shooping. Vizitojmë gjithashtu urën Ponte Scaligero për një pamje mahnitëse të lumit Adige. Nisja drejt aeroportit te Verones. Fluturimi ne 23:35. Fund I sherbimit tone.
POLITIKA TE PERGJITHSHME:
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 120 euro, 2-12.99 vjec paguajne 30 euro me pak nga vlera e paketes.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje) - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM: NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Galeria
Nuk përfshihet
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Shëtitja në ishujt Murano-Burano-Trocelli 33 EUR/p
CALL CENTER
Për më shumë informacione për udhëtime me autobus ose me aeroplan, apo edhe shërbime tjera turistike, ju lutemi na kontaktoni në numrat tonë kujdestar